Dokumentet e divorcit të Elvis Presley në ankand për shumën marramendëse…

Ylli i muzikës dhe roleve të paharrueshme kinematografike, Elvis Presley, përveç këngëve e kërcimit të veçantë, mbahet mend edhe për lidhjen e tij të dashurisë me Prishilën, bashkëshorten e tij, me të cilën u njohën në Gjermani kur ajo ishte ende një e mitur.

Çifti e kurorëzoi dashurinë në martesë sapo Prishila arriti moshën e pjekurisë në vitin 1967, në një ceremoni luksoze në Las Vegas, ashtu si gjithçka tjetër që shoqëronte jetësën e këngëtarit dhe miqve të tij të ngushtë. Me gjithë dashurinë, largësia prej njëri-tjetrit dhe udhëtimet e shpeshta të Elvisit e çuan martesën në divorc.

Ata u divorcuan në vitin 1972, dhe sollën në jetë një vajzë: Lisa-Marie. Figura e Presley-t si artist është adhuruar edhe nga breza të rinj pas vdekjes së tij, të cilët e kanë njohur përmes muzikës e filmave.

Dokumentat e divorcit të Prishilës dhe Elvisit kanë dalë në një ankand në Angli dhe janë shitur për vlerën 20.000 paundë! Ai i la ish-bashkëshortes 100,000$, motorrin Harley-Davidson dhe makinat Mercedez Benz e Cadillac.

Drejtuesi i ankandit, Andrew Aldridge, u shpreh se këto 12 letra përbëjnë një pjesëz të rëndësishme e të rrallë të një historie biznesi, të cilat mbajnë firmat e Elvisit dhe Prishilës.

Elvisi dhe Prishila me vajzen e porsalindur Lisa Marie ne shkurt 1968

Presley ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare, në gusht të vitit 1977, nga një atak në zemër, si pasojë e abuzimit me drogën.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.