KreuCelebrity

E pabesueshme! Fifi në Kënga Magjike konkurron me 5 këngë!

Këngëtarja e njohur kosovare Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, bëri bujë me lëvizjen e saj nga “Xing me Ermalin” në Klan, tek “Shiko kush luan” në Top Channel. Gjatë emisionit të së shtunës së kaluar, ajo u shpreh me shaka se erdhi tek Topi, pasi tek Klani ishin të gjithë të martuar!

Vetëm dy javë më parë këngëtarja konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” me një baladë të fuqishme tekstin e së cilës e ka shkruar vetë. Kënga e titulluar “Zhurmë” ka rezultuar shumë e pëlqyer dhe e shprëndarë nga publiku. Interpretimi i saj në këtë festival bazohej mbi një histori me ngjarje të vërtetë.

Duket se këngëtarja nuk vjen vetëm me këtë projekt në “Kënga Magjike”! Ajo ka zbuluar përmes rrjeteve sociale, se në këtë edicion të nëntëmbëdhjetë të festivalit, ajo ka bashkëpunuar me pesë artistë të tjerë pjesëmarrës!

Ja postimi i saj: “Unë nuk marr pjesë vetëm tek Kënga Magjike këtë vit. Kam pesë këngë këtë vit bashkë me timen! Dhe jam shumë e lumtur që të gjithë më kanë lumturuar dhe më kanë prezantuar denjësisht tekstet e kompozimet e mia!”

“Faleminderit pafund. Suksese në festival këtë vit!”, ka përfunduar Fifi. Ajo ka bashkëpunuar me Valon Shehun, me duetin mes Fjolla Morina dhe Blasta, me Mishela Rapon dhe Silvana Rusin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF