KreuCelebrity

Festë ekstravagante për bebin #3 të Kim Kardashian, ja detajet e saj

Kim Kardashian nuk bëri asgjë të madhe për ditëlindjen e saj të 37-të, por me sa duket i paska ruajtur të gjitha për festën “baby shower” të fëmijës së saj të tretë!

Ndonëse nuk ka lindur ende, dallohet që tanimë se bebi do të jetë një fëmijë me shumë fat!

Salla ku u mbajt festa ishte veshur e gjitha në lule rozë, dhe atmosfera ishte magjike me dritat e ndriçimit në të njëjtën ngjyrë.

A post shared by Kim Kardashian In Style (@kimkinstyle)

Edhe vajza e parë North West po kënaqej shumë, ndërsa e shohim të veshur me një fustan po rozë me lule, dhe pantofla me push.

Kim Kardashian nuk e la rastin të kalonte pa reklamuar edhe 3 aromat e reja të parfumit të saj KKW Fragrance, sepse ku ka event më të mirë për diçka të tillë?

A post shared by Kim Kardashian In Style (@kimkinstyle)

Por vëmendjen e festës e ka rrëmbyer motra e Kim, Khloe, e cila u shfaq me një fustan ngjyrë jargavani, me njërin sup të zbuluar… por me bark të sheshtë. Mos mbase nuk është aspak shtatzënë?

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF