Ja se si ndryshon jeta seksuale pas të 30-tave…

Le ta pranojmë që e kemi dëgjuar shpesh se jeta seksuale ndryshon me kalimin e viteve. Mund të keni qenë në adoleshencë apo në fillim të të 20-tave pas eksperiencës së parë, ashtu sikurse mund të keni patur aventura nga më të shumtat me partnerë të ndryshëm. Por, energjia që e karakterizon njeriun në dekadën e dytë të jetës nuk mund të krahasohet me vitet pasues, e kjo si shkak i rrjedhshmërisë së jetës, por edhe organizmit.


Trupi kalon disa proçese nga kapërcimi i të njëzetave, tek të tridhjetat. Kur vjen puna tek seksi, pa kuptuar fillojmë të kërkojmë të tjera aspekte përpos argëtimit dhe kënaqësisë. Shmangim çfarë nuk duam, pranojmë ato që nuk i kishim pranuar më parë…

Më poshtë, do të gjeni të gjitha ndryshimet që pëson jeta seksuale pas të tridhjetave. Sigurisht, sipas ekspertëve!
1. Nuk e shpenzon kohën për të vërtetuar aftësitë në shtrat. Thjesht, shijon aktin.
2. Mund të kesh pak ose vetëm një partner.
3. Zbulon gjëra krejt të reja, e kjo falë sigurisë dhe eksperiencës.
4. Mëson si të komunikosh me partnerin para dhe pas aktit.
5. E njeh shumë më mirë trupin tënd.
6. Ka më shumë rëndësi cilësia, se sa sasia.
7. Të përdorurit e seksit për riprodhim mund të kthehet në prioritet.
8. Mëson të bësh seks edhe pas një lodhje të jashtëzakonshme ditore.
9. Mësohesh që jeta seksuale ka uljet e ngritjet e veta.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.