Khloe Kardashian promovon veshje dhe… pa prit pak, barku shtatzënë është ai?!

Ndërkohë që ne kërkojmë prova mbi shtatzëninë e Khloe-t në fotot e saj të Halloween-it dhe në festën për bebin e Kim Kardashian, ajo tregohet më e zgjuar se kaq, dhe mund të na ketë dhënë ç’duam mu poshtë hundës tonë.

Në një nga fotot për Good American, Khloe shfaqet e veshur me një kostum sportiv prej kadifeje ngjyrë burgundi, dhe edhe pse Khloe duket fantastike me fizikun e saj dhe veshja është për t’u lavdëruar, nuk mund të mos bjerë në sy barku paksa i kërcyer i yllit të televizionit.

Mbase po e teprojmë, mbase barku është një pikë që do ende pak punë nga ana e Khloe-t (nuk po themi që duket keq, përkundrazi!).

Por nëse është vërtet bark shtatzënë, lëvizje dinake, si nga Khloe, ashtu edhe nga mamaja e saj Kris, të cilat lëshojnë grimca informatash këtu apo atje, pa konfirmuar asgjë. Mbase ia kanë lënë gjithçka serialit të tyre “Keeping up with the Kardashians”, por kjo pritje po zgjat shumë!

Mos vallë do marrim vesh a ishte shtatzënë kur të lindë bebi?!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.