Klea dhe Elgiti, në të njejtën mendje edhe për rrjetet sociale!

Ata janë çifti më i ri i komfirmuar në shoubizin shqiptar, edhe pse mbeten ende të rezervuar mbi romancën e tyre. Pas një kohe të gjatë që zërat po qarkullonin për marrëdhënien mes tyre, Klea Huta dhe Elgit Doda e pranuan dashurinë publikisht, nëpërmjet një fotoje romantike në Instagram. Por, asnjëri prej të dyve nuk preferon vëmendje në këtë aspekt, edhe pse është disi e pamunudur.


Para pak ditësh, ishte Klea ajo që postoi një imazh lidhur me Elgitin, ku shkruante: “Kjo buzëqeshje”. Nga ana tjetër, të tilla postime nuk shohim shpesh nga çifti, edhe pse mbrëmja e djeshme ka qenë ndryshe. Të jenë bashkuar për ndonjë foto vallë?

Eh, as këtë herë fansat nuk kanë qenë me fat, megjithatë në My Story-n e të dyve u vu re diçka e përbashkët. Videot e postuara nga makina, me pamjen e rrugës dhe muzika në sfond kanë qenë ato çka kanë dalluar në rrjetet sociale të secilit. Me një diferencë prej dy orësh nga njëri-tjetri, duket se çifti ka qenë në të njejtën mendje të dielën mbrëma.


Ta kenë shoqëruar këtë atmosferë nën shoqërinë e njëri-tjetrit? Nga videot nuk kuptohet shumë, por mund të themi se nga këto detajet e vogla dallojnë çiftet e shoubizit…!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.