Kryetari i Londrës nuk i ndahet Dua Lipas, e uron për fitoren në MTV EMA

E dimë tashmë që Sadiq Khan, Kryetari i Londrës, është fans i muzikës së Dua Lipas, pasi ka ndjekur nga afër një koncert të këngëtares kosovare me famë botërore.

Dua u gëzua shumë nga kjo vizitë, dhe shkrepi një fotografi me të parin e Londrës  për ta ndarë atë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Kryetari i Londrës në koncert të Dua Lipës

Sadiq nuk i është ndarë këngëtares as ditën e djeshme. Pas fitores së Dua Lipas në çmimet MTV EMA, kategoria “New Act”, Khan ka shkruar një urim për të në Twitter.

“Qyteti ynë ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”. – shkruan ai.

E ka të vështirë ta përmbajë entuziazmin e tij për Duan Kryetari i Londrës, apo jo? Mund të themi që është fansi i saj #1!

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.