KreuStil Jetese

Këtë fustan bordo të Kate Middleton do ta shihni kudo!

Nuk është hera e parë që Dukesha inspiron trende, në bazë të veshjeve të zgjedhura prej saj. Palltot e Kate Middleton kopjohen gjithnjë nga britaniket, dhe jo vetëm. Gjithkush do që të duket mbretëror, në fund të fundit, dhe nuk ka model më të mirë për të ndjekur se sa bashkëshortja e princit William!

Tani që po vjen dimri, me shumë siguri do të hidhemi te fustanet e zinj, të cilët janë praktikë dhe të pështatshëm në mjaft ambiente, që nga ai profesional, dhe deri te një darkë formale.

Por Kate Middleton nuk është ndalur te kjo ngjyrë, por ka zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe njëkohësisht të mrekullueshëm ngjyrë bordo, për të thyer monotoninë.

kate middleton dress

Kombinuar edhe me getat e zeza dhe këpucët fine model pumps, po të zeza, Kate vazhdon të tregojë se është shembull për t’u ndjekur.

Ngjyrën bordo e kemi parë kudo këtë sezon, që nga veshjet H&M, e deri te produktet e Taylor Swift për fansat e saj.

Fustani i Kate Middleton mban emrin Eloise Tunic Dress, dhe kushton 640 dollarë.

Me siguri mund të gjeni versioni shumë më ekonomike, dhe me më tepër detaje, sipas shijes dhe stilit tuaj.

Vetëm mos harroni, fustani duhet të jetë absolutisht në ngjyrë bordo!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF