KreuCelebrity

Mirë shtatzënë, por edhe e fejuar?! Kylie ngatërron fansat me videon e re

Jemi ende në pikëpyetje nëse Kylie Jenner është apo jo shtatzënë, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër pyetje i shtohet listës tonë.

Në Snapchat-in e saj, ndërsa Kylie shihet duke i dhënë makinës rozë, një gur i stërmadh diamanti në dorën e saj të majtë, gishti i katërt, na tregon se mund të ketë ndodhur një fejesë mes saj dhe të dashurit Travis Scott.

Fansat nxituan menjëherë të postonin në Twitter mbi këtë gjë, dhe të bënin tag Kylie-n, e cila si gjithmonë qëndroi e heshtur.

https://twitter.com/IsabelleMettle/status/929602608855158784

Megjithatë, duket qartazi në video që Kylie e tregon vetë unazën, sepse e përfundon atë menjëherë pasi diamanti shfaqet në ekran. Lëvizje dinake Kylie, por je bërë e lodhshme me këto karreme që hedh.

Mbase e vogla e Kardashianëve nuk ka gjë më të mirë për të bërë këto kohë, se sa të ngatërrojë fansat e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF