Modele ideale dhe me pak kosto, ja fustanet më të mirë për festa

E kemi thënë: festat në dimër janë shumë herë më të sikletshme se në verë. Kjo, si pasojë e veshjes në raport me këtë periudhë të vitit. Nuk dëshirojmë të veshim triko, por nuk mund të pretendojmë rripat e hollë në mes të të ftohtit.

Temperaturat ulen, por ambientet ku zhvillohem festat janë shumë herë më të ngrohta. Nga ana tjetër, lëkura e zbardhur nga mungesa e diellit nuk na favorizon ekspozimin e tepërt të mishit. Çfarë zgjedhje të gjejmë në të tilla raste?

Mëndafshi, veluri, tyli gjejnë përdorim në këtë sezon më shumë se kurdoherë tjetër. Nëse dëshironi të ndjeni prekjen e luksit dhe plotësisë me velur, mund të provoni dhe elegancën e mëndafshit apo të paraqiteni provokuese, por edhe misterioze me detaje tyli. Me zgjedhjet e duhura, do ta shihni se dimri nuk do të kthehet më në stres për sa i përket festave.

Më poshtë do të gjeni disa nga modelet më ideale të fustaneve për këtë periudhë të vitit, të cilat nuk kërkojnë kosto të mëdha, si për blerje, ashtu dhe për realizim.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.