Pas hakmarrjes së Weeknd me ish-in e Beiber, Selena shfaqet në super formë!

Yovana Ventura, kush? Pasi The Weeknd u pa nën shoqërinë e ish-të dashurës së Beiber,  Selena Gomez është fotografuar në një formë të shkëlqyer fizike duke shfaqur barkun e tonifikuar nga një veshje sportive.

The Weeknd dhe Yovana Ventura

25-vjeçarja tashmë është sërish në një lidhje me Justin Beiber, ish-e dashura e së cilit u pa në sediljen e pasme të makinës me Abel Tesfaye të njohur si The Weeknd. Duket me të vërtetë si një hakmarrje! Trekëndëshi i dashurisë së tyre tashmë është shndërruar në një katror!

Selena ka filluar të ndjekë rregullisht leksione pilates-i e joga në Los Angeles. Ajo është shfaqur në një formë shumë të mirë fizike, ku nxirrte në pah barkun e sheshtë përmes veshjes së saj sportive teksa dilte nga palestra. Ngjarjet e fundit e kanë motivuar shumë këngëtaren të ushtrohet!

Çfarë mendoni për marrëdhënien mes Abel dhe Yovana, të jenë vërtetë në një lidhje, apo po frekuentohen sa për të nxehur “Jelena”-n? Mbetet për t’u parë! Ndërkohë, shijoni fizikun e Selenës!

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.