Përbërësit idealë për maskat e fytyrës ditën dhe natën

Zgjedhja e maskës së fytyrës varet gjithmonë nga nevoja të cilën ka lëkura jonë. Trajtimet e saj në mëngjes dhe në mbrëmje janë të ndryshme dhe ne do ju tregojmë se çfarë duhet të zgjidhni.

Lëkura e fytyrës suaj ka nevojë për më tepër kujdes se zonat e tjera të trupit. Faktorët e jashtëm si moti, smogu, grimi apo stresi mund të ndikojnë ndjeshëm në shkëlqimin dhe elasticitetin e lëkurës. Ndodh që këto shenja të ndihen më tepër me kalimin e kohës dhe viteve.

Që prej adoleshencës, ose edhe më vonë. Mund të ndikojë negativisht edhe dieta jo e përshtatshme ushqimore. Maskat e fytyrës ju vijnë në ndihmë pikërisht për këto probleme. Por, cili është moment më i mirë për t’i aplikuar? Ja se ç’duhet të dini mbi maskat e ditës dhe natës.

Përbërësit për maskat e fytyrës gjatë ditës

Në varësi të veprimeve specifike të maskës dhe nevojave të lëkurës, ndryshon edhe momenti i aplikimit gjatë ditës. Në përgjithësi, maskat të cilat kanë efekt lifting, shkëlqyes apo ato që u shtojnë energjinë lëkurës duhet të aplikohen në mëngjes pas një larjeje të kujdesshme.

Përbërësit idealë që realizojnë tërheqjen e mirë të lëkurës janë acidi hialuronik, retinoli dhe glicerina. Gjithashtu, aloe vera ka një veprim tejet hidratues duke mbajtur sainë e duhur të ujit në fytyrë dhe duke i dhuruar freski dhe qetësi asaj.

Për të nisur ditën me energji sugjerojmë maskat me vajin e jojobës e xhensenit. Përbërës mjaft aktivë janë edhe ekstraktet e orizit, farat e lirit dhe vitamina C.

Përbërësit për maskat e fytyrës gjatë natës

Maskat ideale për t’u aplikuar në mbrëmje janë ato me efekt forcues, hidratues, rigjenerues, pastrues si dhe ato anti-rrudhë. Kështu, ato veprojnë në lëkurë ndërsa ju flini. Mund të zgjidhni ato që mbahen përkohësisht ose ato që veprojnë gjatë gjithë natës e t’i pastroni në mëngjes.

Gjithmonë në varësi të nevojave specifike të lëkurës suaj. Përbërësit rigjenerues e hidratues më të përshtatshëm janë: Aloe vera, mjalti, vaji i avokados, gjalpi i arrës dhe pantenoli.

Për pastrimin sa më të thellë të lëkurës sugjerojmë produktet që përmbajnë argjile, çajin jeshil, ekstakte të vezës, perimeve dhe mineralet. Për moshat më të mëdha ideale janë maskat me përmbajtje kolagjeni, acidi hialuronik, elastinë dhe adenozinë.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.