Rikthehen BIG-et në Festivalin e RTSH, tërhiqen peshqit e vegjël!

Ashtu sikundër pritej, pas përfundimit të afatit për pranimin e këngëve deri në datëm 10 nëntor, sot është bërë edhe përzgjedhja e tyre.
Në një garë me gjashtëdhjetë këngë, njëzet e dy janë ato që do të interpretohen në netët live të festivalit.


Qëllimi i organizatorëve ka qenë të gjejnë një formulë të ekulibruar midis kthimit të këngëtareve me përvojë në skenën e festivalit, por pa harruar edhe freskinë e të rinjve të talentuar dhe adrenalinës së grupeve në skene. Tre grupe të gjeneratave të ndryshme do të jenë pjesë e një gare të përbashkët për këngën më të mirë të këtij festivali, i cili e ka ngritur me kohë sipsirin.
Renditja e mëposhtme është bërë në bazë të rendit alfabetik dhe përjashton çdo mundësi hamendësimi për renditje sipas numrit të pikëve.
1. Artemisa Mithi


2. Bojken Lako
3. David dhe Genc Tukiçi
4. Elton Deda
5. Ergi Bregu
6. Evans Rama


7. Eugent Bushpepa
8. Grupi “Akullthyesit”
9. Grupi “Lynx”
10. Grupi “Na”


11. Inest Neziri
12. Lorela Sejdini
13. Manjola Nallbani
14. Mariza Ikonomi
15. Orgesa Zaimi


16. Redon Makashi
17. Rezarta Smaja e Luis Ejlli
18. Stefi dhe Endri Prifti
19. Tahir Gjoci
20. Voltan Prodani
21. Xhesika Polo

I urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe shprehim keqardhjen për të gjithë ata që ju shmangën këtë vit festivalit, pasi mësuan për fitoren e paramenduar të Arilena Arës. Tashmë, le të vërshojnë lajmet për tërheqjen e Arilenës, për shkak se nuk ju garantua vendi i parë.
Po presim habinë e rradhës prej “kolegëve”…



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.