Romancë mes Bebe Rexhës dhe Malumas? Ja provat!

Artistët latinë po njohin gjithnjë e më tepër sukses këto kohë, dhe njëri prej tyre është kolumbiani Maluma, me hite si “Vente Pa’ Ca”, “Chantaje”, “Felices los 4”, “El Perdedor”.

Çfarë mund të mos dini për Maluman, është që ai ndjek Bebe Rexhën në Instagram, e po ashtu edhe ajo atë. Komunikimi mes tyre nuk ka ngelur vetëm te një follow, pasi Maluma ka komentuar në video live në Instagram të Bebe Rexhës, dhe Bebe ia ka kthyer: “Hola Maluma! Hola mi amor!” (Ç’kemi Maluma! Ç’kemi dashuria ime!).

Maluma ka “goditur” sërish kësaj radhe, duke lënë koment “🔥 🔥 🔥” në një video të Bebe-s, dhe Bebe jo vetëm që i është përgjigjur, por i ka dhuruar edhe një zemër.

Edhe mediat latine e kanë pyetur veten nëse ka diçka midis dy artistëve, por nuk kemi asnjë konfirmim… ende.

Edhe sikur të jenë thjesht miq, gatishmëria e Malumas për të qenë në çdo postim të Bebe Rexhës, na lë të kuptojmë që këngëtari do diçka më tepër se kaq!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.