KreuCelebrity

Si e festuan Gigi Hadid dhe Zayn Malik 2-vjetorin e dashurisë?

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë më të dashuruar se kurrë! Ylli i pasarelave dhe këngëtari britanik sapo kanë festuar 2-vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë dhe modelja i ka treguar gjithë botës se ç’ndjen për të dashurin përmes rrjeteve sociale!

“Dy vite me njeriun tim të preferuar”, shkruan ajo në foton në të cilën çifti shkëmbën një puthje të ëmbël, e ndërsa në duar mban një koktejl me luleshtrydhe. Çifti filluan të dalin bashkë në nëntor të 2015-ës, pasi u njohën në party-n pas një sfilate të Victoria’s Secrets.

Ish-lideri i grupit One Direction ka treguar për Billboard se Gigi është një e dashur shumë bashkëpunuese. Ajo e ndihmon këngëtarin edhe gjatë punës në studion muzikore, gatuan dhe i çon ushqimin atje. Ata preferojnë të shohin shumë filma e të konsumojnë kafe që të qëndrojnë zgjuar.

Kujtojmë se çifti Gigi dhe Zayn ishin përzgjedhur për në kopertinën e Vogue në muajin korrik, për të shprehur bukurinë pa gjini. Ju sjellim disa nga momentet më të ëmbla të çiftit kaq të dashur të showbizit!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF