Sot dhe nesër, ja ku do ta shohim Klaudia Pepën!

Projekti më i fundit që pamë nga Klaudia ishte realizimi i videove koreografike, ndërsa u shfaq jo pak si imazh i disa firmave veshjesh, kryesishf italiane. Por, ka ardhur koha që të shohim edhe më shumë nga Pepa, e mesa duket balerina do të jetë pjesë jo vetëm e baletit së shpejti. Çfarë po merr Klaudia përsipër këtë herë?

Fillimisht, Pepa pritet të mbajë një masterklas në Itali, konkretisht në MCB Dance Academy. “Për të dytin vit rradhaz, çdo muaj”, shkruhet në posterin e publikuar nga vetë balerina në My Story. Dhe ky, është thjesht hapi i radhës i hedhur nga Klaudia në fushën e baletit, ndërsa nuk mbaron me kaq.


Ju kujtohet pjesëmarrja e Pepës në Festivalin e Filmit në Venecia dhe Festivalin e Kinematografisë në Romë? Eh, duket se parakalimi i saj në tapetin e kuq nuk ka ardhur pa arsye! Në foton më të fundit të postuar në Instagram, Klaudia ka përdorur ikonën e çakut në përshkrimin e imazhit, si dhe ka shkruar: “Diçka po vjen”.


Të jetë vallë balerina duke punuar në një projekt filmik? Apo do të realizojë ndonjë video artistike së shpejti? Këto pritet t’i zbulojmë në pak kohë, por tashmë e mësuam: Klaudia do të na surprizojë…!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.