KreuStil Jetese

Surprizë! Ja veshjet e “Balmain” për sfilatën Victoria’s Secret 2017

Në pak më shumë se një javë, Victoria’s Secret do të mbajë sfilatën e saj të përvitshme, plot shkëlqim, supermodele dhe superyje që këndojnë live në pasarelë. Sfilata e këtij viti do të mbahet në Shanghai, më 28 nëntor, dhe mund të mësoni çdo gjë mbi të duke klikuar këtu.

Një risi e këtij viti ishte bashkëpunimi midis firmës së veshjeve të brendshme me të mirënjohurën shtëpi mode “Balmain”. Klani Kardashian e preferon shumë si firmë, gjë që ka ndihmuar edhe në përhapjen e famës së saj.

Balmain X H&M- Coming Nov 2015 – MIANBAOBREADPAN

Drejtori kreativ i “Balmain”, Olivier Rousteing ka stiluar veshjet për Ëngjëjt e Victoria’s Secret këtë vit, dhe nuk mungojnë gurët, thumbat dhe stili ushtarak i veshjeve, për të cilat “Balmain” njihet aq shumë. Veshjet “Balmain” do të dalin në shitje më datë 29 nëntor, një ditë pas sfilatës së shumëpritur.

Në videon e mëposhtme mund të shihni se çfarë ka krijuar Olivier për këtë event kaq të veçantë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF