Tendencë: Moda përtej hapësirës!

Për tendencat e modës vjeshtë-dimër të këtij sezoni, stilistët më të njohur të momentit janë inspiruar edhe prej filmave kinematografikë fantastiko-shkencorë e hapësirës, duke u shtuar krijimeve të tyre elementë të universit.

Chanel

“Blade Runner”, “Star Wars”, “Valerian”, kanë qenë një pikë e rëndësishme referimi për shtëpitë e modës Chanel, Dior, D&G, Gucci. Ata u kanë dhënë formë ideve të tyre nga dukuritë natyrore e qiellore.

Chanel

Lagerfeld ka preferuar të sjellë një version unik të eklipsit hënor, Dior të kujton leksionet e astronomisë me veshjet e mbrëmjes dhe fustanet e gjatë blu prej kadifeje.

Chanel

Lacoste ka sjellë në koleksione imazhe të stampuara të filmave “Star Wars”, “Blade Runner”, e “Valerian” ku spikat edhe ylli Cara Delevigne e Rihanna. D&G u shton veshjeve një prekje më argëtuese, bashkë me elementët e hapësirës ka shtuar trëndafilat e zemrat.

Christian Dior

Të gjitha krijimet më të mira të koleksioneve vjeshtë-dimër inspiruar nga filmat fantastiko-shkencorë të vitit i gjeni këtu! Modë përtej hapësirës, kapni tendencën!

Christian Dior
Christopher Kane
Christopher Kane
D&G
D&G
D&G
D&G
Gucci
Kenzo
Kenzo
Kenzo
Lacoste
Lacoste
Mugler


No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.