KreuCelebrity

The Weeknd “hakmerret” ndaj Justin Bieber, i zë ish-të dashurën

Nuk paska fund inati i The Weeknd ndaj Justin Bieber, djalin që ia rimori Selena Gomez. Ndaj, artisti ka vendosur t’ia kthejë atij në të njëjtën mënyrë, duke dalë me ish-të dashurën modele të Justin, Yovanna Ventura.

Lëvizje e dëshpëruar kjo nga ana e tij, nuk mendoni kështu?

Sipas US Weekly, çifti shkoi bashkë në festën e ditëlindjes së French Montana-s, dhe mbajtën duart gjatë gjithë kohës.

Burimet thanë se The Weeknd u përpoq shumë të tregonte se ishte me dikë, dhe nuk iu nda Yovanna-s për dy orë të mira.

Nuk dimë kë po përpiqet të bindë këngëtari, por Selenan, Justinin dhe të gjithë botën jo njëherë!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF