KreuStil Jetese

7 ide veshjesh për festat e fundvitit (do të shkëlqeni!)

Jemi vetëm në mes të nëntorit, por të gjithë e dimë se si rrëshqet koha. Sot është data 14 nëntor, dhe papritur e gjejmë veten 10 ditë para Krishtlindjes, pa pasur asnjë ide se çfarë do të veshim për atë festën fantastike ku jemi ftuar.

Për të mos përmendur pastaj faktin që çdokush rreth nesh ka “gllabëruar” veshjet më të mira dhe trendet më të bukura. Nuk duam përsëritje fustanesh në festë!

Veshjet e mëposhtme janë inspiruar nga trendet më në zë, dhe trendet e pamundura për t’u veshur në ditë normale, më në fund gjejnë vendin e tyre!

Cilin trend do të bëni tuajin këtë Krishtlindje?

 

1. Xixa, vetëm xixa!

Do të verboni këdo në festë! Nuk ka rast më të mirë për të veshur ato çizmet me gurë shkëlqyes të Kendall Jenner, dhe me siguri duhet të ketë dalë si trend tani edhe në dyqane më ekonomike, sepse kush ka 10.000 dollarë për të shpenzuar në çizme, përveç VIP-ave?

Edhe fustani dhe aksesorët duhet të shkëlqejnë! Do të jeni fjalë për fjalë, ylli i mbrëmjes!

2. E çmuar si ari

Nëse festa juaj ka një atmosferë më tepër formale, nuk do dështoni kurrë me një fustan ngjyrë ari.

Qoftë edhe vetëm detajet, si një çantë e artë, stolitë, apo edhe një eyeliner dhe manikyri i thonjve në ngjyrë ari, ju japin tjetër hije!

3. Zonjushë e pasur

Kadife, dantella, make up i mbyllur; vishni gjithçka që të krijon idenë e luksit. Kadifeja është tejet në modë dhe e rehatshme për t’u mbajtur veshur.

Mos u përmbani as te stolitë!

4. Pupla glamour

Do të dukeni ëndërrimtare me veshje me detaje puplash, dhe e lehtë si ajri. Nëse mundni, gjeni një fustan me pendë. Nëse jo, shpërndajini detajet e puplave nëpër aksesorë.

5. Impakt grafik

Fokusohuni vetëm në veshje bardh e zi, për t’i thyer me aksesorë në ngjyra të guximshme.

Veshje të tilla ju lejojnë edhe një make up unik, sepse duhet ta balanconi thjeshtësinë bardh-e-zi, me bollëk aksesorial.

6. Perëndeshë e Gjelbër

Rrëmbeni gjithçka smeraldi që keni, sepse nuk ka ngjyrë më të përshtatshme për festat e fundvitit!

Teksturat kadife dhe dantellë kanë akoma më shumë sukses!

7. Zonjushë dëbore

Perla, pallto të bardha, gurë Swarovski… gjithçka që të kujton dëborë, akullin dhe ftohtësinë e dimrit!

Veshja juaj mund të duket e ftohtë, por ju vetë do të ngjani tejet “hot”!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF