KreuCelebrity

Surprizë! Grupi “Spice Girls” rikthehet në vitin 2018!

Pas shumë supozimesh mbi bashkimin e 5 vajzave të grupit të famshëm “Spice Girls”, të cilat korrën pafund sukses në vitet ’90, më në fund vjen lajmi i mirë!

Victoria Beckham, Mel C, Mel B, Geri Horner dhe Emma Bunton janë gati të ribashkohen në vitin 2018. Bëhet fjalë për një album të ri të vajzave, si dhe për një speciale në televizion, mbi historikun dhe triumfin muzikor të një ndër grupeve më të famshme në Britani.

Spice Girls | Music fanart | fanart.tv

5 vajzat “spice” kanë që në verë që e diskutojnë këtë projekt, dhe vendosën t’ua bënin fansave këtë dhuratë si për Krishtlindje.

Edhe Victoria, e cila ishte e vetmja që mezi bindej, e ka zbutur zemrën kësaj here.

Megjithatë, artistet janë të zëna me familjet e tyre, si gruaja e David Beckham me fëmijët e saj, ashtu edhe Mel B me divorcin me ish-bashkëshortin Stephen Belafonte, ndaj nuk pritet të jenë kokë e këmbë në këtë projekt. Nuk mohoet ama që nostalgjia e viteve ’90 do të ringjallet së bashku me grupin e tyre!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF