Bizhuteritë më cool të momentit? Të Karl Lagerfeld, perfekte edhe si ide Krishtlindjesh

Stilisti lançon një kapsulë Art Déco vathësh, unazash dhe byzylykësh që janë tashmë WANTED (të kërkuara)

Ekskluziviteti shton dëshirën. Dhe Karl Lagerfeld, e di shumë mirë. Për këtë motiv Kaiser i modës ka lançuar një koleksion të bizhuterive Art Déco kaq të sofistikuara dhe kaq “Karl” për të qenë të dëshiruara nga fanset e stilistit dhe të apasionuarve pas stolive dhe argjendarive.

Por që ta kesh nuk është aq e thjeshtë. Përkundrazi! Dëshira arrin te yjet dhe bëhet ëndërr, sepse kapsula e koleksionit është në edicion të limituar. Shumë të limituar.

Byzylyk Karl Lagerfeld Art Déco collection

Koleksioni përbëhet nga një gjerdan, një byzylyk, vathë skenografikë, dy yunaza dhe një spilë nga moda e viteve ’20, Një epokë e dashur e stilistit për estetikën magjepsëse dhe stilin e veçantë që e bën një markë dalluese.

Unazë monogram Karl Lagerfeld Art Déco collection

Kështu bizhuteritë Karl Lagerfed luajnë me elementët dhe detajet më ikonikë të Roaring Twenties, përgjatë ekstravagancës së stilistit me motive të ndërlikuara kristalesh Sëarovski. Lajmi I mirë? Çmimet nuk janë të frikshme, shkon nga 129 euro deri në 799. Por kujdes, për të pasur këto bixhu është një punë e vështirë, ekzistojnë vetëm 25 copë për çdo variant bizhuterie dhe do të jenë gati që nga 14 nëntori në dyqanet e Karl Lagerfeld nga Londra, Parisi, Viena, Dubai e Dusseldorf ose online su Karl.com.

Unazë Karl Lagerfeld Art Déco collection

Spila Karl Lagerfeld Art Déco collection

Vathë chandelier Karl Lagerfeld Art Déco collection

Gjerdan Karl Lagerfeld Art Déco collection



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.