KreuCelebrity

Emina Cunmulaj blen online, ja çfarë i mbërrin në shtëpi!

Emina Cunmulaj është ndër personazhet më aktive në rrjetet sociale, dhe nuk mund të themi se na kanë munguar postimet nga ana e saj. Edhe pse jemi mësuar të shohim më shumë foto të vajzës së Eminës, modelja nuk kursehet as me këshilla bukurie. Këtë herë, Cunmulaj ka rrëfyer eksperiencën më të fundit me blerjet online…

Mesa duket, Emina është joshur nga reklama e një produkti bukurie, që shërben për zbardhjen e dhëmbëve. E bindur për ta bërë porosinë, duket se modelja ka mbetur e zhgënjyer pasi e ka marrë kutinë në dorë. “Kur e hapa, lexova një etiketë: ‘Made in China’. Aty e kuptova pse vonoi tre javë për të ardhur”, ka thënë Cunmulaj në videon e postuar në My Story.

“Përveç kësaj, nuk ka asgjë të shkruar në kuti, as datë skadence dhe asgjë të përngjashme”, ka vijuar më tej modelja, duke e cilësuar produktin si ‘plehrë’, madje nuk ka nguruar edhe ta flakë tutje. Të njejtin mendim ka ndarë edhe për një pako me qerpikë fallco, me të cilat Cunmulaj ka qeshur jo pak. “U mundova shumë t’i kombinoja, por është e pamundur”, ka zbuluar me humor Emina.

I vetmi produkt i porositur që i ka pëlqyer modeles, ka qenë një makinë depilimi, që mesa duket ishte e vetmja funksionale. Kështu, kini kujdes me blerjet online. Kujtojmë se Emina nuk është e para që kalon të tilla vështirësi në këtë drejtim…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF