KreuCelebrity

Erdit Asllanaj rrëfen grindjet me kolegët në “Portokalli”

Aktori Erdit Asllanaj u bë i njohur për publikun me personazhin e tij të doktorit në spektaklin e humorit “Portokalli”. Sot, ai ka qenë i ftuar në studion e Pop Culture, për të rrëfyer mbi karrierën e tij profesionale, spektaklin dhe konfliktet mes aktorëve të tjerë.

Erditi ka treguar se ishin studimet ato që e “Zbritën me këmbë në tokë” dhe se ai ka punuar fort për të arritur objektivat ndaj vetes. E kemi njohur si aktor humori, por së fundmi atij i kanë propozuar që të kalojë edhe nga rolet dramatike, madje edhe filmat i pëlqejnë!

Ai ka zbuluar projektin e ri ku do të marrë pjesë: Sapo ka filluar të përgatitet për një shfaqje e cila do të vihet në skenë përpara periudhës së Vitit të Ri me premierë në Gjirokastër. Bëhet fjalë për një monokomedi të cilën Erditi do ta vërë në skenë në një mënyrë më të thjeshtëzuar.

 

I pyetur nga moderatorët e emisionit nëse mes kolegëve të “Portokalli” ka grindje ai u është përgjigjur që po!

“Normal që ka grindje. Kam debate të shpeshta me Salsanon, sepse është partneri i përjavshëm dhe ai më sugjeron. Unë i kërkoj mendim, ai ma jep, mua s’më pëlqen, por në fund marrim dhe mendimin e regjisorit dhe vendosim”, ka treguar Erditi.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF