Filmat kandidatë për nominime në ‘Best Picture’ për OSCAR!

Vitit 2017 po i vjen fundi, çka do të thoë se Hollywood po përgatitet në çdo aspekt për Çmimet Akademike, ceremonia e përvitshme që merr vëmendjen e gjithë botës. Një kinematografi e tërë e fokusuar në një natë të vetme, me ndarje çmimesh që jo gjithmonë lënë një shije të mirë për publikun. Herë me të drejtë dhe herë pa arsye të fortë, të fitosh një Oscar nuk do të thotë pak për artistët në tërësi.

Parashikohet që 2018-ta do të jetë një garë e fortë mes filmave që kemi parë si prodhimet më të fundit. Fillimi i vitit që po lëmë pas solli prurje që na lanë me gojë hapur, kështu që konkurrenca nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Po flasim për kategorinë ‘Best Picture’, me pak fjalë për filmat amerikanë.

Edhe pse ende nuk dihen nominimet, disa nga sugjerimet që po qarkullojnë në internet përfshijnë filma si “The Shape of Water”, por nuk mbetet pas as “Wonder Woman”. Më poshtë do të gjeni disa nga prodhimet kandidate më të denja sipas rrjetit, për të fituar Oscar-in e madh. Me sa prej tyre iu përputhen shijet?

THE SHAPE OF WATER

CALL ME BY YOUR NAME

DUNKIRK

DARKEST HOUR

THE POST

PHANTOM THREAD

MUDBOUND

LADY BIRD

THE FLORIDA PROJECT

WONDER WOMAN

I, TONYA



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.