Flokët ngjyrë korali, trend i sezonit!

Na sjellin ndërmend periudhën më të bukur të ditës, perëndimin! Si edhe na kujtojnë filmin për të cilin po flasin të gjithë: “Stranger Things”! Provojini edhe ju këto nuanca, në të gjithë flokët ose pjesërisht e nuk do të zhgënjeheni nga look-u i ri!

E para ishte Sienna Miller ajo që u paraqit me këtë ngjyrë flokësh në vitin 2013. Me kalimin e viteve, historia ka treguar se maniaket e bukurisë po çmenden prej ngjyrave të tilla, prej nuancave të ngrohta të rozës trëndafili e asaj të pjeshkës!

Flokët me ngjyrë korali kthehën fuqishëm në këtë sezon, si për të sfiduar nuancat e blusë e të gjelbrës që ishin prezente që në verë. Po çfarë e bën kaq të veçantë e të preferuar ngjyrën e koralit nga vajzat?

Të gjitha tonalitetet e saj janë shumë të bukura për stinën vjeshtë-dimër, si ato që tentojnë drejt ngjyrës së mishit, edhe ato që kombinohen me rrënjën me ngjyrë natyrale. Pastaj, ka edhe nga ato më guximtaret që zgjedhin gjithë nuancat e ylberta!

Çfarë të zgjidhni për flokët tuaj? Ngjyrat që ju preferoni më tepër duke patur parasysh dhe gjatësinë e flokëve tuaj! Mund t’a aplikoni këtë ngjyrë në krejt flokët, ose të zgjidhni balajazhin për të krijuar kontrast me ngjyrën e rrënjëve.

Roza karamel do të jetë kudo! Nëse adhuroni të veçantën, ky është trendi që bën për ju! Ja idetë më të bukura të këtij trendi të momentit! Përqafoni koralin për flokët tuaja!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.