KreuStil Jetese

Ja se si të pastroni furçat e grimit!

Kujdes! Vini re! Furçat e grimit duhen pastruar shpesh e më shpesh. Mos u sillni sikur kjo është diçka që tashmë dihet, pasi ekspertët e dinë mjaft mirë që nuk tregoheni kaq të kujdesshëm në këtë drejtim. Por, që tani e tutje duhet të filloni të përkushtoheni në këtë aspekt.

Edhe pse janë idealet për mbulimin e poreve apo yndyrës së lëkurës, po aq të papërshtatshme janë kur vjen puna tek bakteriet dhe papastërtitë që mbartin. E gjitha kjo mund të çojë në infeksione serioze. Nga ana tjetër, e shmangni këtë përgjegjësi si pasojë e mungesës së kohës dhe durimit.

E dimë se sa e bezdisur është kur duhet të presësh furçet që të thahen, por nuk kemi opsion tjetër, apo jo? Kështu, ekspertët zbulojnë se mjafton një furcë e disifektuar për pastrimin e tyre. Përdoreni lehtë, pa dëmtuar fijet dhe pa i thyer ato.

Locioni ideal për pastrimin e furçes do të ishte dhe heqësi i grimit, nëse e spërkasni në krëhërin e vogël që keno zgjedhur për këtë funksion. Ekspertët rekomandojnë që ky proçes të përsëritet çdo dy javë, dhe nëse i përdorni shpesh furçet edhe në fytyra të tjera, merrni në konsideratë periudhën 7-ditore. Kështu, nuk keni më justifikime!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF