Ja si duket Robert Aliaj me flokë e me më pak vite mbi supe!

Dhe jo, nuk po flasim për këtë version të Robertit…

Jemi mësuar të themi se vajzat u ngjajnë baballarëve, ndërsa djemtë, nënave. Epo, nuk është ky rasti i djalit të Robert Alisë. Krist Dragot është kopje e të atit, e këtë e ka dëshmuar më mirë imazhi i postuar në My Story nga vetë Roberti. I biri i kthyer në profil, në një foto bardh e zi, dëshmon më së miri se çdo tipar e ka trashëguar nga i ati.

Edhe pse kemi parë më shpesh Gala-n në Instagramin e Aliaj, sot artisti na zbuloi pak më tepër nga djali i tij. Dhe kjo nuk është e vetmja foto që mund të shohim nga Kristi, pasi  në profilin e djaloshit nuk mungojnë imazhet me të atin përkrah. E sa herë i shesh të dy bashkë, aq më shumë e dallon ngjashmërinë mes tyre.

Sozia perfekte e Robertit ose ndryshe: Roberti me flokë e më me pak vite mbi supe!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.