KreuCelebrity

Kastro Zizos nuk i pranojnë këngën në festivalin e RTSH-së, ja reagimi i tij!

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare dhe moderator i programit “Thurrje”, Kastro Zizo është një personazhet më të drejtpërdrejtë të showbizit shqiptar. Pas konkurrimit të tij në festivalin “Kënga Magjike”, këngëtari ka dashur të marrë pjesë edhe në festivalin e fundvitit të RTSH-së.

Por, kënga e tij nuk është pranuar nga anëtarët e komisionit të festivalit. Mbi këtë ngjarje ka reaguar në rrjetet sociale Ish-Kryeministri Berisha, e më pas vetë këngëtari. Ja postimi i i Berishës, në formën e një denoncimi:

“Lexoni mesazhin e kompozitorit dixhital! sb

“Përshëndetje Doktor. Pa ju bezdisur po ju nis një këngë ende të pa bërë publike interpretuar nga Kastro Zizo e cila sonte me urdhër të Gëllçit u hoq nga konkurrimi në festival e RTSH-së. Pikërisht se është me mesazh dhe shumë e angazhuar…! Teksti është mesazh i cili prek një nga plagët e shoqërisë shqiptare.

Për të gjithë ata që ikën nga vendi i tyre me dhimbjen e familjarëve që lanë mbrapa, për një jetë më të mirë. Siguruan një vend, një jetë jashtë kufijve, por mbetën të huaj, madje edhe në vendin e tyre…

Pra, si një vals që nuk ndalon… pra kërcejnë me jetën deri në fund, nuk dorëzohen… Kur çensurohet artisti apo artisët si dhe kriijmtaria e angazhuar një shoqëri ka marrë fund…!

Ps: forca është te teksti i kësaj kënge me një vals (vals jete) në mes…!”

Pas këtij statusi, ka reaguar edhe vetë këngëtari Kastro Zizo, në profilin e tij në Facebook. Sipas tij, mospranimi i këngës “I huaj” në festival nuk duhet të përdoret politikisht në asnjë mënyrë!

 

“Pas shumë mesazheve dhe telefonatave po shkruaj nja dy reshta: Situata e mos pranimit të këngës sime në festivalin e RTSH nuk duhet përdorur në asnjë mënyrë politikisht.”, ka shkruar këngëtari. Ja teksti i këngës:

I huaj…
I përgjumur një mëngjes vere
Lash në tavolinë një letër të ftohtë
Duke mbajtur shtrënguar fort lotët
Me fjalët: M’duhet të iki, nuk rri dot
Pastaj vazhdova me fjalë të tjera
“M’duket se vendi nuk më përket”
Më prisje që në agim tek dera
Me the: ikja jote larg, po më vret!
S’ka kuptim të qëndrojë këtu
Mjaft me mëshirë për njeriun e lirë
Do endem i huaj, diku,
Se Burgun e mjerimit se kam kapërdirë
Më fute në xhepin e ftohtë
Një shami nëne që thotë lamtumirë
Të duhet të jesh e fortë
Se kjo është krenaria e njeriut të lirë
Ika larg teje atë natë
Si një ëngjëll që nuk kishte më krah
Se kështu më thërrisje i vogël
Isha vecc një djalosh mama
Tani më sheh me maska
Tek endem i vetëm në mërgim
Me ikjen time të vrava,
E shoh vështirë të ketë më kthim
Këtu është ndryshe nëna ime
Është një parajsë me qiell sterr të zi
Njerësit qëndrojnë herë pas herë dyshe,
Po mes tyre ka shumë vetmi
Dhe unë gjeta punë, shoqe jete
Gjeta mundesinë për pak ngrohtësi
Por kam shumë mallë për rrugët e mjera
Udhëtojë në ëndrra tek shtëpia ku rri ti
Tani kam një djalë të vogël
I kam vënë emrin e vëndit tim
Arbër e thërrasin shokët
Dhe ai i huaj këtu në këtë vegim
Mezi sa pres të vij
Të tregojë jetën time të plotë
Do të ishte shumë krenare
Do të gëzoheshe, e heshtur në lotë
Ti me zgjon dreq (djall’), me th’rret të bie, në dëshpërim
Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim
Hidhu, kërce me jetën o njeri
Valsin e ëmbël të robërisë
Me shiko me zjarrë në sytë e mi
Do të digjesh si njeri i lirë
Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë

Jam i ngopur e dashur
20 vjet vallëzova me shpirtin tim
kërceva valsin si xhonglier nate
dhe askush se kuptojë që ishte vec një film
Tani më duhet të kthehem tek ty
Ka ardhur koha të të kthejë shaminë e ftohtë
Të ecim në pragun e derës të dy
Dhe ti të shpërthesh e lodhur në lotë
Shikoj fytyrën tënde
Dhe eci i ngjathët drejt teje nënë
Më dukesh si atëherë e re
Por sytë e rinisë të kanë lënë
Tani do jemi bashkë
Edhe pse gjumë pranë një shtrati të bardhë
Nuk lëvizë më ajri
Dhe lëkura e ngrohtë e duarve të është tharë.
Ti më zgjon djall, me th’rret të bie, në dëshpërim
Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim
Hidhu, kërce me jetën o njeri
Valsin e ëmbël të robërisë
Me shiko me zjarrë në sytë e mi
Do të digjesh si njeri i lirë
Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë
Merre jeten tende tregoje si fëmijë
Merre dhe vallëzimin tonë të kercesh në pafundësi
Mos harro nga vjen, mos harro asnjëherë!
Se i huaji në këtë vënd nuk je ti
Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF