Kjo çantë fantastike e Angelina Jolie do të rrëmbehet nga të gjithë!

E njohur për stilin e saj të kuruar dhe fin, ku ngjyrat e mbyllura mbizotërojnë thuajse gjithnjë, moda është një tjetër talent i aktores së dashur Angelina Jolie.

Rasti më i fundit ishte ai i fustanit Elisabetta Franchi veshur nga ajo, në çmimet Governors Awards, i lirshëm në trup, ngjyrë kremi, dhe me qëndisma teminash me shije.

Rezultate imazhesh për angelina jolie elisabetta franchi dress

Të dielën, Angelina është shfaqur më profesionale, veshur me një fustan të thurur dhe xhaketë të qepur posaçërisht për të, një veshje tipike për Angelina Jolie.

Kombinuar me këpucë lëkure ngjyrë kremi, detaji që bie më tepër në sy te veshja është kjo çantë e zezë Valentino, prej lëkure, me detaje metalike ngjyrë ari, chic dhe fine në të njëjtën kohë.

Rezultate imazhesh për Valentino Garavani Demilune Medium Vitello Handle Bag, Black

Modeli i çantës quhet Valentino Garavani Demilune Medium Vitello, dhe kushton plot 3,845 dollarë. Megjithatë, firmat më ekonomike me shumë mundësi do të mbajnë shënime nga legjenda e modës, Valentino.

Si gjithnjë, zonja Jolie di fort mirë se çfarë zgjedh!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.