Nga mbipeshë në trajnere e Kim Kardashian

Ndodh edhe kështu, nga një person që ka vuajtur mbipeshën, mund të kthehesh në një  person që lufton mbipeshën. Melissa Alcantara është 32 vjeçe dhe së fundi është bërë trajnere personale e Kim Kardashian për ta rikthyer ikonën e show biz në ditët e saj më të mira.

Ndërsa sot Melissa gëzon një trup muskuloz për t’u patur zili, më parë ajo ka qenë mbi peshë dhe jo një frekuentuese e rregullt e palestrës.

32-vjeçarja tregon se gjithçka ka ndryshuar për mirë tek ajo që nga viti 2011, pas lindjes së fëmijës së parë të saj.

“Për dy vite nuk dija se çfarë të bëja për të rënë nga pesha. Por më pas, fal një diete perfekte dhe frekuentimit të rregullt të palestrës arriti në këto nivele”, thotë 32-vjeçarja.

Sot, Melissa ka mijëra ndjekës në profilin e saj të “Instagramit”, ndërsa punon si trajnere personale e Kim Kardashin.

 

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.