KreuBusull

Nutella, Mini Cooper, Metallica, dhe të tjerë emra bebesh të ndaluar nëpër botë

Në SH.B.A., njerëzit kanë shumë liri në emërtimin e fëmijëve të tyre. Vetëm shihni VIP-at amerikanë, që bëjnë garë me njëri-tjetrin për emrin më të veçantë… dhe më qesharak.

Por shtete të tjera janë më pak tolerantë në emra bebesh, duke u kursyer turpin dhe sikletin në vitet e mëvonshme. Disa prindër mund ta konsiderojnë si kufizim të lirisë së tyre, por mbase bebi nuk e mendon kështu.

Cilat janë disa nga shtetet që e kanë marrë fort përzemër mbrojtjen e fëmijëve nga situata të tilla?

Lexoni më poshtë.

 

1. Franca

Franca nuk i lejon emrat që mund t’i dënojnë fëmijët me një jetë të tërë përqeshjesh. Zyrat civile duhet të lajmërojnë gjykatat nëse mendojnë se emri nuk është në interesin më të mirë të fëmijëve.

Raste emrash të ndaluar kanë qenë Nutella, Strawberry (Luleshtrydhe), Mini Cooper, Princi William.

2. Gjermania

Gjermania ka shkuar një hap më larg se Franca, duke vendosur rregulla për caktimin e emrit të një foshnjeje. Këto rregulla ndalojnë emrat neutralë, mbiemrat, emra objektesh, emra produktesh, apo çdo emër qesharak.

Emra të ndaluar: Adolf Hitler, Kohl, Osama Bin Laden.

3. Zvicra

Edhe Zvica ka rregullat e saj, ashtu si Gjermania. Rregulla specifike të këtij shteti janë të mos i vendosësh djalit emër vajze dhe e anasjellta, ndalohen emrat e personazheve të këqinj biblikë, mbiemrat, emrat e markave dhe emrat e vendeve.

Emra të ndaluar në Zvicër janë Judas, Chanel, Paris, Mercedes.

Baby Names 2013: BabyCenter Announces Top 100 Names And ...

4. Danimarka

Danimarka ka një listë me 7000 emra të aprovuar, nga e cila duhet të zgjedhësh. Nëse emri yt nuk ndodhet në listë, bën kërkesë për aprovim në Departamentin e Investigimit të Emrave, Universiteti i Kopenhagenit. Më shumë se 1000 emra shqyrtohen në vit, dhe rreth 20% prej tyre nuk aprovohen.

Emra të refuzuar: Pluto, Monkey (Majmun), Anus.

5. Suedia

Suedezët janë praktikë dhe të drejtpërdrejtë në punë emrash. Nëse emri është dukshëm i çuditshëm, suedezët e ndalojnë kategorikisht vendosjen e një emri që mund t’ia kthejë jetën fëmijës në ferr.

Emra të ndaluar: Metallica, Superman, Ikea, Elvis, Brfxxccxxmnpxxxxlllmmnprxvclmnckssqlbb11116 (po, emër real).

8 Things You Don't Expect After Having a Baby | HuffPost UK

6. Portugalia

Portugezët janë tradicionalë në punë emrash, dhe nuk lejojnë emra shumë ekzotikë apo nofka.

Për t’u ardhur në ndihmë prindërve, ata kanë një listë me 82 faqe emra nga të cilët mund të zgjedhin.

Emra të ndaluar: Nirvana, Rihanna, Jimmy, Viking, Sayonara.

7. Arabia Saudite

Një vend i ngurtë në norma si Arabia Saudite shfaqet i tillë edhe në emra bebesh. Emrat e huaj nuk mirëpriten këtu, sepse konsiderohen blasfemi. Vetëm emrat tradicionalë mund të mbijetojnë.

Emra të ndaluar: Malika (Mbretëreshë), Malak (Ëngjëll), Linda, Maya.

Rezultate imazhesh për baby

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF