KreuCelebrity

Pas Kim Kardashian, edhe Kylie me një festë sekrete për bebin e saj

Pak ditë më parë, Kim Kardashian organizoi festën më ekstravagante të mundshme për bebin #3 të saj, kur e mbushi vendin plot lule, ndriçim rozë dhe atmosferë të paqtë festive,

Edhe Kylie Jenner ka ndjekur hapat e motrës së madhe, dhe ka mbajtur festën e saj vetjake për bebin e shumëpërfolur.

Festa e Kylie-t ishte me temë “festë pizhamash”, madje në foton e mësipërme duket Kylie, veshur me pizhama, në oborrin e shtëpisë së saj.

Ashtu si Kim, edhe Kylie e ka zbukuruar vendin me lule rozë, gati-gati duke konfirmuar lajmet që ajo po pret një vajzë.

Kylie nuk ndau asnjë foto nga festa e saj, përveç fotos së mëposhtme, me dy vazo me lule, të cilat mbase janë pjesë e dekorit.

Ndërkohë, nuk ka asnjë reagim nga Kylie mbi lajmin e shtatzënisë së saj, përveç “shpërthimit” kundër fotove nga paparacit, ku dukej tejet shtatzënë. Ajo tha se fotot ishin Photoshop, por asgjë më tepër mbi thashethemet për ardhjen e një fëmije në jetë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF