Pas vizitës në Mediaset, Alketa Vejsiu lajmëron emisionin e ri në TV Klan

U vumë në pikëpyetje se mos Alketa Vejsiu, moderatorja e TV Klan, do ta braktiste këtë të fundit për një karrierë të re në Mediaset, gjigandin mediatik italian. Fjalët i ka shtuar edhe postimi i Vera Grabockës në Instagram, e cila postoi sërish foton e Alketës në ambientet e “Mediaset”, me mbishkrimin “Paç fat!”.

Gjithçka ishte vetëm thashethem, ama, sepse Alketa sqaroi që ajo nuk do ta linte televizionin shqiptar, por do të vazhdonte të moderonte emisionin “Dance with me”.

Mbrëmjen e kaluar, po në këtë emision, Alketa zbuloi arsyen e vizitës së saj në “Mediaset”. Ajo lajmëroi se një emision i ri pritet të nisë në TV Klan, dedikuar tërësisht fëmijëve.

Emision do të titullohet “Chi ha incastrato Peter Pan” dhe ka në fokus fëmijët e talentuar dhe zbulimin e talenteve. Pas 5 edicionesh në Canale 5 në Itali, në Shqipëri pritet të nisë në muajin shkurt të 2018-ës.

Rezultate imazhesh për chi ha incastrato peter pan

“Në muajin shkurt do të nisim në Tv Klan një program të ri, shumë interesant i cili ka në fokus fëmijë. Javën e ardhshme do të shpallim edhe datën zyrtare kur do të nisin audicionet”, tha Vejsiu mbrëmë gjatë spektaklit “Dance with me”.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.