KreuCelebrity

Publikohet fotoja e parë e vogëlushes së porsalindur të Ronaldos!

Modelja spanjolle solli në jetë gjatë ditës së diel fëmijën e saj të parë me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo, vogëlushen Alana Martina! 23-vjeçarja nuk ka vonuar e ka ndarë foton e parë me të porsalindurën!

Dy ditë pas lindjes, Georgina ka pozuar me të bijën, e veshur me një fustan të mëndafshtë të bardhë. Nënë e bijë duken kaq bukur! Ja se si shprehet ajo për këtë ngjarje të jetës së saj:

“Të bëhesh nënë dhe të rritësh fëmijët tanë në shtëpi më ka dhënë absolutisht lumturi dhe tani që Alana Martina ka ardhur në jetë ne ndihemi të plotë, dhe më të lumtur. Dua të falenderoj stafin e spitalit për kujdesin e tyre patëmetë para, gjatë dhe pas lindjes.

Gjithashtu, dua të falenderoj familjet tona për telefonatat, mesazhet, vizitat dhe dhuratat e vogla gjatë shtatëzanisë sime dhe lindjes. Të fundit, por jo më pak të rëndësishmit, ndjekësit dhe fansat tanë të cilët na kanë mbështetur dhe dërguar urime dhe energji pozitive.

Jemi të lumtur dhe falenderojmë Zotin për Alana Martinën tonë të vockël e të shëndetshme, dhe tre fëmijët tanë të cilët i mbys me puthje e përqafime. Është bukur kur shoh nënën time që qetëson Alana Martinën.

Nuk do të ndryshoja kurrë këtë ndjenjë për të gjithë botën. I dua prindërit e mi, familjen time. Faleminderit të gjithëve!”

Georgina dhe Cristiano mirëpritën vogëlushen e tyre të dielën. Ishte futbollisti ai që dha lajmin në rrjetet sociale, i lumtur e në shoqërinë e djalit të tij shtatë vjeçar Cristiano Junior.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF