Rikthehet Adi Krasta, ja projekti ku do ta shohim sërish

Nuk kemi pasur projekt të ri nga i mirënjohuri Adi Krasta, që pas largimit të tij nga “Top Channel”. Ka pasur fjalë nga Krasta për një projekt të ri me gazetaren Elvira Dones, sipas një postimi të tij në Facebook, por hë për hë nuk ka informata të reja mbi të.

Megjithatë, një tjetër projekt duket në horizont për Adi Krastën, pasi atij i është besuar drejtimi i festivalit të fundvitit në RTSH. Do të jetë një rikthim i bukur si për Adin, ashtu edhe për ndjekësit e tij.

Rezultate imazhesh për adi krasta

Festivali i këtij viti do të jetë ndryshe nga vitet e mëparshme, pasi shumë emra të vjetër të muzikës do të jenë pjesë e tij, si Elton Deda, Manjola Nallbani, David dhe Genc Tukiqi, Redon Makashi, Bojken Lako etj. Lista e plotë mund të gjendet këtu.

Bie në sy largimi i Arilena Arës, një pretende kryesore për fitimin e festivalit të muzikës së lehtë shqiptare.

Do të jetë një show fantastik, nuk diskutohet, sidomos nën drejtimin e Adi Krastës!

Rezultate imazhesh për festivali rtsh



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.