Studimi kundër atmosferës së hershme të Krishtlindjes: “Mund t’ju bëjë keq”

Jemi vetëm në fillim të nëntorit, por që tani dyqanet kanë vendosur zbukurimet e tyre të Krishtlindjes, pemën e famshme simbol të festave, dhe kudo dëgjohen këngë si “Jingle Bells” apo “All I want for Christmas is you”.

Gjithçka duket e mrekullueshme në fillim, por me kalimin e kohës të duket sikur ke ngecur në një makth pa mbarim, dhe kur vjen dhjetori, magjia e festave ka shteruar me kohë.

60 Christmas Crafts for Kids | HGTV

Psikologia klinike Linda Blair thotë se atmosfera e përhershme festive mund të jetë sfilitëse për personat që janë gjatë gjithë kohës të rrethuar nga ajo. Nëse kënga “Jingle Bells” nuk ka efekt te dëgjuesi i atypëratyshëm, për një person që e dëgjon gjatë gjithë ditës në ambientin e tij të punës është një torturë e vërtetë.

E njëjta gjë ndodh me çdo gjë që i tejkalon limitet, në fund të fundit.

Arsyeja pse dyqanet nuk presin deri në dhjetor për të vënë zbukurimet, është sepse atmosfera e Krishtlindjes i shtyn klientët të rrinë më gjatë në dyqan, të blejnë më tepër, dhe të kthehen sërish.

Por sa mund të zgjasë ky truk, derisa edhe klientët të mërziten?

Për më tepër, punonjësit e dyqaneve nisin ta humbasin shpërqendrimin, duke mos mundur ta kryejnë detyrën e tyre siç duhet.

Ata e shpenzojnë energjinë e tyre duke u përpjekur të mos dëgjojnë atë çfarë po dëgjojnë.” – thotë Blair.

Të mos i prishim këto festa kaq të bukura me padurimin tonë! Duroni edhe 17 ditë!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.