KreuCelebrity

Top Channel shkarkon Sokol Ballën, ja çfarë po ndodh me televizionin!

Sokol Balla, njëkohësisht drejtor i informacionit në Top Channel, është shkarkuar nga ky post me vendimin e vetë televizionit. Lajmin e ka komfirmuar News Bomb, e deri më tani zbardhen pak detaje. Edhe pse nuk përmenden arsye, besohet se ky është një informacion i vërtetë, pasi është bërë i njohur emri që do të zërë përkohësisht këtë pozicion.

Deri në mbledhjen zyrtare të bordit, gazetari Endri Xhafo do të jetë drejtori i ri i informacionit. Xhafo ka nisur punën në Top Channel para dy muajsh, pasi la pas ABC News. Çfarë do të ndodhë tani me Ballën?

Balla është drejtues dhe njëkohësisht autor i Top Story, një ndër programet kyç të Top Channel. Mësohet se shkarkimi nga pozicioni i drejtorit të informacionit nuk do të ndikojë në këtë aspekt, por tashmë gazetari nuk do të ketë funksionet e mëparshme. Mbetet të zbulohen të tjera detaje në vijim…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF