KreuCelebrity

Altin Basha drejt largimit nga ‘Portokalli’?!

Ndarja e Çmimeve Kult solli jo pak të reja nga bota e personazheve artistik. Mes shumë çmimesh të ndara e nominimeve në kategoritë përkatëse, në hije nuk u la teatri, si për aktrimimin, ashtu dhe për anën regjisoriale. ‘Regjisori i Vitit’ ka shkuar për Altin Bashën, për shfaqjen “Made in Albania”.


Mes falenderimeve për stafin bashkëpunues dhe kastit të aktorëve, ajo çka ka thënë Basha ka impresionuar jo pak. “Për momentin, jam pak i zënë ngushtë. Jetoj mes dy botëve”, e ka nisur kështu regjisori gjysmën e dytë të fjalimit, duke na bërë të kujtojmë angazhimin në ‘Portokalli’. “Televizioni më merr kohën më të madhe tani për tani”, ka vijuar dhe më tej ai, për të bërë një deklaratë që nuk mund të lihej në hije.


“Besoj se tani është koha t’i rikthehem dashurisë time më të madhe, teatrit”, ka thënë në mbyllje e sipër Basha, duke na bërë të dyshojmë se regjisori po mendon shkëputjen dalëngadalë nga spektakli i të dielës mbrëma. Ndërkohë, çdo fillim sezoni përflitet për mbylljen përfundimtare të ‘Portokalli’, por deri më tani çdo gjë ka rezultuar një thashethemnajë e radhës…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF