KreuCelebrity

Armand Shkullaku zbulon emisionet e reja që do të nisin në Klan…

Sezoni i ri televiziv në televizionet shqiptare ka nisur që prej muajit shtator! Megjithatë, në Televizionin Klan, paska ende programe të cilat priten të nisin së shpejti për publikun shqiptar! Këtë lajm e konfirmon pikërisht Arman Shkullaku, drejtori ekzekutiv!

Shkullaku ka qenë këtë pasdite i ftuar tek programi “Rudina” dhe ka treguar mbi emisionet që kanë nisur në Klan, si edhe mbi programet risi që do të shohim në vijim në këtë ekran.

Siç ua kemi zbuluar në bordo.al, do të nisë një program i ri, një show për fëmijët, talentet e rinj nën drejtimin e Inva Mulës, i cili do të quhet “Virtuozët”. Shkullaku ka zbuluar për herë të parë se krahas tij, do të ndjekim edhe dy programe të reja!

Një reality show, siç e kemi parë në ekranet e huaja “Ferma”, e cila do të mbledhë personazhe të njohur të showbizit shqiptar të cilët do të bëjnë me të vërtetë një jetë si në fermë për një periudhë të caktuar! Ky është një projekt i afërt i këtij televizioni.

Ndërsa programi tjetër do të ketë të bëjë pikërisht me një dukuri gjithmonë e më të shpeshtë në shoqëri: Me operacionet plastike! Personazhe të ndryshëm do të rrëfejnë eksperiencat personale lidhur me operacionet e tyre gjatë fundjavave! Një program intrigues, apo jo?

Tani jemi duke menduar se cilët do të jenë prezantuesit e këtyre programeve të reja të Klan…? Jemi në pritje! Gjatë emisionit, Armandi është surprizuar nga disa kolegë gazetarë të cilët kanë nxjerrë në pah aftësitë e tij drejtuese.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF