Çmimet KULT, ja artistët fitues për këtë vit

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur eventi i përvitshëm i Çmimeve KULT, i cili celebron të gjitha zhanret e artit shqiptar, si dhe përzgjedh artistët më të mirë në secilën kategori, nga dhjetëra nominime të kryera.

Çmimet KULT kanë 13 vite që zgjedhin më të mirët artistë në aktrim, këngë, balet, përkthim librash etj., dhe këtë vit, eventi u mbajt në sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse, në Tiranë.

Emra të shumtë të artit dhe kulturës shqiptare ishin pjesë e eventit madhështor të ndarjes së Çmimeve Kult. Leonard Bombaj dhe Vikena Kamenica ishin prezantues të Galasë, dhe fituesit e çmimeve prestigjioze ishin artistët, si në listën e mëposhtme:

 

  • Aktori i Vitit

Bujar Asqeriu – “Familja Tot”

  • Aktorja e Vitit

Adelina Muça – “Familja Tot”

  • Regjisori i Vitit

Altin Basha – “Made in Albania”

  • Balerini i Vitit

Ervis Nallbani – “Arrëthyesi”

  • Instrumentisti i Vitit

Jonian Kadesha në Violinë nga “Koncert për violinë solo”

  • Interpretuesi Lirik i Vitit

Vikena Kamenica me rolin e Romeos – “I Capuleti e i Montecchi”

  • Kënga e Vitit

Alban Skënderaj me këngën “Unë & Ti”

  • Libri Artistik i Vitit

Artan Fuga me librin “Murgu”

  • Përkthimi i Vitit

Saverina Pasho me “Harta dhe Territori” – Michel Houellebecq

  • Artisti Pamor i Vitit

Bashkim Ahmeti me “Ekspozitë Vetjake”

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.