KreuCelebrity

Endri dhe Stefi me projekt të ri, ja se ku do t’i shohim vëllezërit Prifti

Janë dyshja e këngëtarëvë më të famshëm të momentit, e prezantimi i tyre tashmë nuk mund të shihet veçmas. Endri dhe Stefi janë ndër më të pëlqyerit e publikut, dhe këtë herë vëllezërit do t’i shohim në një projekt të ri. Se për çfarë bëhet fjalë, këtë na e ka zbuluar Stefi.

Mesa duket, fansat do të surprizohen jo pak sonte me publikimin e klipit më të ri. Bëhet fjalë për këngën “Një tjetër”, krijimi më i ri nga vëllezërit Prifti. “Sonte, rreth orës 20.30, del kënga e re…”, ka shkruar Stefi në profilin e tij në Facebook. “Beni Subscribe kanalin tonë në YouTube Endri & Stefi Official, për të ndjekur krijimtarinë tonë më të re”, ka vijuar më tej statusi, duke përshëndetur njëkohësisht edhe fansat.

Vëllezërit Prifti njihen për larmishmërinë e këngëve, si dhe për natyrën ritmike të muzikës. Se çfarë mund të shohim këtë herë, kjo mbetet për t’u zbuluar sonte…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF