KreuCelebrity

Gafa e Miss-it shqiptar, nuk dinte datën e pavarësisë së Shqipërisë

Ka pak muaj që Blerta Leka është kurorëzuar si “Miss Universe Albania”, për të përfaqësuar më pas Shqipërinë në “Miss Universe 2017”.

Megjithëse e bukur, Blerta ka treguar që duhet të punojë më tepër mbi njohuritë e saj bazë për vendin që përfaqëson, pas gafës së bërë në emisionin “Një kat më lart” në kanalin “Intv”.

Rezultate imazhesh për blerta leka

E pyetur nga drejtuesi i emisionit Ermal Peçi, Blerta nuk dinte se kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë, megjithëse gazetari i dha dy alternativa.

Ajo tha se pavarësia e Shqipërisë është shpallur në vitin 1944, dhe drejtuesi i emisionit e ka lënë këtë mini-quiz me kaq.

Ironikisht, përpara pyetjes, Blerta Leka u pyet se sa duhet të lexojë një Miss për historinë e vendit të saj, ndërsa ajo u përgjigj: “Mjaftueshëm sa të ketë njohuritë e duhura.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF