Glamour Women of The Year Awards 2017, vlerësohet Nicole Kidman dhe Gigi Hadid

Në Kings Theatre të Nju Jorkut është zhvilluar ceremonia e Çmimeve për gratë më magjepsëse të vitit (Glamour Women of The Year Awards 2017). Një event që ka celebruar këtë vit të gjitha ato që kanë ndikuar me rolin, veprimet, veprat dhe fjalët e tyre.

Duke filluar nga Nikolë Kidman e vlerësuar si ikona e 2017-ës, ose Solange, e vlerësuar nga revista Condé Nast si Artistja e 2017-ës.

Në frontin e modës, Gigi Hadid, e njohur si Supernova dhe “Forca e Modës” Maria Grazia Chiuri, ishte gruaja e parë që mori rolin e drejtoreshës kreative të Dior në historinë 70-vjeçare të shtëpisë.

Sigurisht, që nuk ka munguar as politika, e cila ka qenë protagoniste në figurat e organizatoreve revolucionare të “The Women’s March” dhe refugjates siriane Muzuin Almellehan, ambasadorja më e re e Vullnetit të Mirë në historinë e UNICEF-it.

Gjeni në galerinë tonë të gjithë protagonistet e Grave Glamour të vitit 2017.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.