KreuBusull

Hapet panairi i 20-të i librit, botime cilësore dhe tirazh i ulët

Çel siparin Panairi i 20-të i Librit në Pallatin e Kongreseve. Botues nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia dhe Mali i Zi do të marrin pjesë në ditët e panairit të librit në Tiranë.

Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri disa ditë më parë në një deklaratë për mediat, tha se se situata e librit nuk është në ditët më të mira, pasi tirazhet  janë më të ulta se një vit më parëe, për shkak të rënies së fuqisë blerëse. Por sipas tij në këtë panair, botuesit do të ofrojnë libra cilësorë, ku dominon letërsia e huaj.

Gjithashtu do të ketë dhe zbritje nga 10 deri në 50 përqind, si edhe një work shop për nxitjen e përkthyesve të rinj, ndërkohë që shtëpitë botuese do të sjellin autorë të huaj dhe përkthyes në mënyrë individuale.

Panairi i librit do të qëndrojë i hapur nga data 15 deri në 19 nëntor, ndërsa ditën e fundit, sikurse çdo vit do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.

 

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF