KreuStil Jetese

“Justice League” premierë ne kinema Millennium

Një ekip superheronjsh vijnë premierë këtë javë në kinema Millennium. Është “Justice League” që sjell në ekranin e madh prej datës 16 nëntor më të famshmit heronj amerikanë. “Justice League” është bazuar në ekipin e superheronjve të DC Comics. Filmi është drejtuar nga Zack Snyder, bazuar në skenarin e shkruar nga Chris Terrio dhe Joss Whedon, mbi historinë e Terrio dhe Snyder.

Në rolet kryesore të filmit janë aktorët Ben Affleck, Henry Cavill, Amy Adams, Gal Gadot, Ezra Miller, Jason Momoa, Ray Fisher, Jeremy Irons, Diane Lane, Connie Nielsen, J. K. Simmons dhe Ciarán Hinds. Filmi ka tre fitues të statujës Oscar: Ben Affleck, Jeremy Irons, J.K. Simmons; dhe katër të nominuar për këtë statujë: Amy Adams, Willem Dafoe, Diane Lane dhe Jesse Eisenberg. Aktorët Ben Affleck dhe J.K. Simmons kanë punuar edhe më parë së bashku në filmat “Extract” (2009) e “The Accountant” (2016). Në “Justice League”, Batman, Wonder Woman, The Flash, Aquaman dhe Cyborg krijojnë një ekip superheronjsh pas vdekjes së Superman-it për të nderuar kujtimin e tij dhe për të shpëtuar planetin nga një kërcënim katastrofik.

Rezultate imazhesh për justice league behind the scenes

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, mendohet se arkëtimet do të shkojnë nga 110 milionë në 150 milionë dollarë në projeksionin e ditës së parë, ndërsa përgjatë fundjavës së parë parashikimi shkon deri në 330 milionë dollarë.

Edhe pse produksioni i këtij filmi filloi në pranverë të vitit të kaluar historia e produksionit të “Justice League” daton prej vitit 2007. Por më e shkurtër duket të jetë historia e kapitullit të ardhshëm pasi është parashikuar që një film i ri do të jetë gati në vitin 2019.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF