KreuCelebrity

Lajmi që nuk prisnim aspak nga Selena Gomez dhe Justin Beiber!

Tashmë u mbush muaji qëkur çifti i këngëtareve Justin Beiber dhe Selena Gomez i janë rikthyer historisë së tyre të dashurisë! Ata janë më të lumtur se kurrë dhe kanë  zhvillime të reja mjaft të rëndësishme!

Burime të afërta pranë çiftit kanë rrëfyer se ata janë duke kërkuar për një shtëpi! Selena dhe Justin duan që të blejnë shtëpinë e tyre të parë për të jetuar së bashku! Kjo ishte idea e Selenës, e cila ka gjetur menjëherë mbështetjen e Beiber!

Çifti mezi po pret që të fillojë bashkëjetesën, vetëm pas një muaji lidhjeje. Tani ndihen me të vërtetë më të pjekur e më të përgjegjshëm. Edhe pse familja e Selenës është e fokusuar tek shëndeti i saj dhe kundër lidhjes me Beiber, ata janë të vendosur për të ndërmarrë këtë hap.

“Jelena” shokoi fansat gjatë muajit tetor, me takimet e tyre me orë të tëra, ndërkohë që ylli i “Fetish” ishte ende duke frekuentuar reperin The Weeknd. Ditë më pas u bë publik lajmi i ndarjes së tyre.

Selena dhe Justin i janë rikthyer dashurisë së parë, kalojnë kohë bashkë dhe madje frekuentojnë kishën dy herë në ditë! Tani, fare pranë bashkëjetesës. Mendoni se këtë herë do të funksionojë për ta? Urojmë që po, janë kaq të lezetshëm…

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF