KreuHoroskop

Lulja perfekte për ju, sipas shenjës tuaj të horoskopit!

Sikur të ishit një lule, çfarë mendoni se do të ishit? Një trëndafil, perfekt në formë dhe aromë? Një orkide, e thjeshtë dhe e veçantë njëherazi? Apo një luledielli, që e kaplon menjëherë syrin në një buqetë?

Mund të mos e keni menduar ndonjëherë këtë pyetje, ndaj këtu hyn në lojë astrologjia, mikja jonë besnike.

Me tiparet e çdo shenje përshkruar pa lënë asgjë mangut, kërkimi ynë për lulen perfekte bëhet mjaft i thjeshtë!

 

1) Dashi

Lulemustak

Lulemustaku është magnet për bletët, ashtu si ju për njerëzit, me personalitetin tuaj unik. Jeni të fortë dhe të vendosur, por edhe sharmantë njëkohësisht.

2011 Color of the Year | Kreative Koncepts

2) Demi

Lulëkuqe

Të thjeshtë dhe mjaft elastikë, si lulekuqja, edhe ju e merrni veten goxha shpejt nga goditjet e fatit. Mund të përballoni çdo lloj moti, sepse keni forcën dhe fuqinë e duhur.

Red Poppy | Naturally Beautiful...

3) Binjakët

Livando

Vështirë t’ju harrosh juve! Aroma e livandos përhapet kudo, ashtu si personaliteti juaj, dhe qëndron gjatë rrotull. Natyra juaj ekspresive prek shumë njerëz dhe ju bën të dashur për ta.

50 Ways to Use Lavender

4) Gaforrja

Dashtër

Gaforre, ju jeni mjaft të ndjeshëm ndaj mjedisit tuaj, ashtu si lulja e dashtrit. Po ashtu, jeni perceptues mjaft të mirë, sepse jeni në sinkron me emocionet e njerëzve.

Acanthus mollis (Bear’s Breech)

5) Luani

Luledielli

Të mëdhenj, guximtarë, të bukur. Ashtu si kjo lule që bie menjëherë në sy, edhe ju e doni dritën e skenës mbi vete. Duhet ta dini gjithashtu që planeti juaj astrologjik është Dielli! Jeni e vetmja shenjë që ka një yll për planet!

Sunflower Full HD Wallpaper and Background | 2560x1600 ...

6) Virgjëresha

Lulja “Morning glory”

Virgjëresha, ju dini si ta ktheni kaosin në një simfoni. Megjithëse lulet janë të mbledhura me një hardhi, kanë një balancë të bukur me to, ashtu siç ju keni balancë brenda vetes.

Flower Homes: Morning Glory Flowers

7) Peshorja

Trëndafili

Trëndafili është simbol i dashurisë dhe bukurisë, prandaj është lule perfekte për shenjën juaj, me planet sundues Venusin! Dashuria dhe koha e shpenzuar me personat e zemrës është shumë e rëndësishme për ju.

The Beast's Enchanted Rose Lasted a Decade. How Long Can a ...

8) Akrep

Krizantemë

Siç petalet e lules duken se janë pa fund, ashtu është edhe personaliteti juaj. Keni shumë shtresa magjepsesë për të shpalosur! Për më tepër, krizantema ka një zymtësi të bukur të lidhur me të, pasi shpeshherë e lidhin me vdekjen.

superb wallpapers: Chrysanthemum flower

9) Shigjetari

Narcisti

Pastërtia juaj bie menjëherë në sy, dhe njerëzit ju duan për sinqeritetin dhe çiltërsinë. Jeni mjaft optimistë si natyrë.

Narcissus Flower

10) Bricjapi

Karafil

Karafili është më klasiku ndër lule! Gjendet në çdo buqetë, ashtu si njerëzit e dinë që ju jeni aty për ta, për t’u dhënë mbështetjen dhe forcën e nevojitur.

Free stock photo of clove, flower, plant

11) Ujor

Orkide

Orkideja është e pazakontë dhe unike, ashtu si natyra juaj eksentrike dhe kurioze. Keni një veti për t’i parë gjërat ndryshe, dhe të dalloni midis të tjerëve.

White Orchids

12) Peshqit

Zambak uji

Kjo lule ujore e mrekullueshme dhe delikate është perfekte për ju! Jeni mjaft krijues, të paqtë dhe adhuroni të ëndërroni. Kujt mund t’i bëni dëm, aq të pastër sa jeni?

Van Ness Water Garden: White Hardy Water Lilies

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF