KreuCelebrity

Më në fund, Dua Lipa në krahët e të dashurit!

Këngëtarja Dua Lipa po përjeton suksese të mëdha profesionale në këtë periudhë, e sidomos në turneun muzikor në të cilin po performon krahas bandës Coldplay! Madje, ajo nuk mundi të tërhiqte çmimin “Artistja e re më e mirë” në “MTV European Music Awards”, pasi ndodhej në Brazil!

Këngëtarja 21-vjeçare sapo ka performuar në Buenos Aires, në Argjentinë dhe ka ngritur në këmbë një publik të tërë me “New Rules”! Ajo i ka cilësuar këto shfaqje si të çmendura dhe përmes rrjeteve sociale është shprehur se mezi pret të rikthehet sërish në këtë vend!

Por, përveç koncerteve, Dua ka mundur të takohet me të dashurin e saj Paul Klein pikërisht në Argjentinë! Çifti simpatik kanë shkëmbyer puthje të zjarrta në krahët e njëri-tjetrit, duke i ndarë këto momente me ndjekësit dhe fansat e rrjeteve sociale! Nuk kanë faj, kanë qenë larg!

Dua dhe Paul, artisti i njohur amerikan i muzikës Pop, mbështesin njëri-tjetrin për arritjet e tyre profesionale duke dërguar herë pas herë dedikime të ëmbla përmes rrjeteve sociale!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF