KreuCelebrity

Meghan Markle lë aktrimin/ Po afron dasma me princin Harry?!

Aktorja e serialit të famshëm “Suits”, Meghan Markle, njohur së fundmi si vajza që “futi në thes” princin Harry, me sa duket ka vendosur ta lërë për pak kohë rolin e saj në serial, apo edhe të gjithë karrierën e saj si aktore në Kanada.

Faqja “Deadline” lajmëron se Meghan do të shkëputet nga “Suits” në fund të sezonit të shtatë të tij, dhe për momentin nuk ka as projekte të reja kinematografike.

Ngelet vetëm një opsion: Meghan do të zhvendoset përfundimisht në Londër, ku mund të shijojë e qetë lidhjen me princin Harry.

Në fund të fundit, lidhja e tyre ka kohë që po diskutohet të kthehet në diçka më tepër!  Për momentin, nuk ka propozim për martesë nga ana e Harry-t, sepse çiftit i duhet të presë deri në prill, kur fëmija i tretë i princit William dhe Kate Middleton-it të lindë.

prince harry with suits meghan markle - Movie TV Tech ...

Por asgjë nuk e pengon çiftin të bashkëjetojë, dhe me dorëheqjen e Meghan nga “Suits”, rruga është e hapur!

Shpresojmë që çiftit t’i ecë mbarë me planet e tyre, dhe pse jo, me një dasmë sa më shpejt!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF